Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 63-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se viktima ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij, teksa ka qenë në gjendje të dehur. Sipas policisë, 63-vjeçari është rrëzuar nga lartësia prej 10 metrash. Ka nisur puna për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.