Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 40-vjeçar i cili ishte shpallur i zhdukur, është gjetur i pajetë.
Sipas uniformave blu, trupi i 40-vjeçarit u gjet në liqenin e Mushqetasë, afër banesës ku jetonte teksa dyshohet se është mbytur. Që prej datës 14 mars, viktima ishte larguar nga banesa dhe ishte shpallur i zhdukur.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.03.2025, për largimin nga banesa të shtetasit I. V., 40 vjeç, bëjmë me dije se: Mëngjesin e sotëm, ky shtetas është gjetur i pajetë në liqenin e Mushqetasë, afër banesës së tij. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.



