Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një i arrestuar ka ndërruar jetë. Raportohet se viktima është një 54-vjeçar i identifikuar si Blerim L., i cili ndodhej në paraburgim, për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas informacionit paraprak, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar infarkt, duke bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 54-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë. Në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës ndodhen forca të policisë, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.
