Gjendet i vdekur në një ullishte të fshatit Vidhas në Elbasan një i moshuar 82-vjeçar. Bëhet me dije se i moshuari ishte denoncuar në polici si i zhdukur prej datës 1 janar 2026. Sipas njoftimit të policisë i moshuari ishte banues në lagjen “5 maji” dhe vuante nga demenca.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 01.01.2026, për largimin nga banesa të shtetasit A. A., 82 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, i cili vuante nga demenca, informojmë se më datë 04.01.2026, si rezultat i kërkimeve në bashkëpunim me familjarët e 82-vjeçarit, është gjetur trupi i pajetë i tij, në një ullishtë në fshatin Vidhas. Ai dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.”