Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme pranë mbikalimit të Domjes, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me të shtëna armësh dhe dhunë fizike.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 13:50, një 25-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, një tjetër i ri, rreth 22 vjeç, është dhunuar me sende të forta dhe gjithashtu po merr trajtim mjekësor në spital, pa rrezik për jetën.
Policia ka reaguar menjëherë duke ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës, ndërsa vijojnë kontrollet në zonë dhe ambiente të ndryshme për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.