Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një turist nga Mali i Zi ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lëpushë, ku viktima, rreth 71 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë trasportimit për në spital. Mësohet se sot rreth orës 17:00, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një shoku i tyre, shtetasi M. N., nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai u nis me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pa arritur atje.
Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak: Rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi një shoku i tyre, shtetasi M. N., nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë shtetasin M. N., për ndihmë mjekësore. Shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


