Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në unazë të qytetit të Korçës.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se një mjet përplas një grua e cila ka qenë me biçikletë.

Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj.

Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e mjetit që shkaktoi aksidentin, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak
Rreth orës 16:10, në unazën e qytetit, shtetasja J. S., duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. C., 51 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.