Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka përplasur një karrocë fëmije.
Sipas informacioneve paraprake, në momentin e ngjarjes nëna po kalonte rrugën së bashku me fëmijën e saj 1 vjeç e gjysmë, kur automjeti goditi karrocën.
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë të miturin drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime nga stafi mjekësor bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spital.
Ndërkohë, policia ka nisur procedurat me drejtuesin e automjetit, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
