Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një 55-vjeçare ka humbur jetën. Mësohet se gruaja është përplasur për vdelje nga një makinë, në rrugën “Misto Mame”, në kryeqytet.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, por policia ka shoqëruar shoferin 23-vjeçar të makinës. Hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.