Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Theth, ku një 49-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është ndjerë papritur keq, teksa ishte duke ndjekur shtegun që të çon drejt “Syrit të Kaltër”. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak në momentin që po vraponte në drejtim të destinacionit të njohur malor.

Në vendngjarje është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet dhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë nga zona e thellë malore. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.