Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa dy efektivët kanë umbur jetën në paraburgimin “313”. Sipas raportimeve, dy efektivët ndërruan jetë në distancë disa orëshe nga njëri-tjetri dhe paraprakisht dyshohet se kanë pësuar atak kadiak.
Një nga viktimat, 62-vjeçari Zog Muhameta, rreth orës 21.36 min të mbrëmjes kur po ndërrohej turni, ka qenë duke bërë instruktazhin e stafit që do merrte shërbimin dhe nga pyetja e dëshmitarëve atij i ka rënë të fikët. Është thirrur mjekja dhe infermierja e IEVP për 3 minuta dhe ka konstatuar që ka qenë pa puls, pra pa shenja jete. Menjëherë është dërguar urgjent me autoambulancë për në Spitalin Ushtarak duke e shoqëruar edhe infermieria e burgut. Atje është tentuar për ta kthyer në jetë por fatkeqësisht nuk është bërë e mundur. Janë dokumentuar me anë të kamerave të gjitha veprimet e stafit në IEVP.
Pas kësaj, siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kur po kryheshin veprimet hetimore, Pëllumb Vrana, me detyrë teknik i kamerave, 62 vjeç, banues në Tiranë, në orën 24:00 gjendej në zyrën e Drejtorit të institucionit dhe po këqyrte kamerat bashkë me Drejtorin e Policisë, Shefin e Sektorit të SHKB dhe Shefin e Sektorit të Kamerave në Drejtorinë e Policisë.
Kanë qenë duke shikuar kamerat në zyrë dhe, në një moment, Pëllumbit i ka rënë të fikët. Atij i është dhënë menjëherë ndihma nga të pranishmit dhe infermierja e institucionit dhe, pasi i ka ardhur pulsi, është dërguar menjëherë me ambulancën e institucionit te Urgjenca e QSUT dhe aty, rreth orës 01:00, ka humbur jetën.
