Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 12-vjeçar ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se i mituri u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës me tension të lartë, ndërsa pas kontrollit është nisur menjëherë drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Megjithatë, ai ka ndërruar jetë.

Mësohet se i mituri është nga fshati Pocestë ndërsa ishte nxënës në klasën e 7-të të shkollës në fshatin Vashtëmi.