Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 12-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se i mituri ka ndërruar jetë në spital, ku ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së djalit, teksa policia shprehet se pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.