Njëngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, teksa një 37-vjeçare ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në QSUT më 7 tetor, ku gruaja ishte dërguar për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se gruas i kishte vdekur fetusi në bark para disa ditësh në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Pak ditë pas qëndrimit në maternitetet ka pasur komplikacione, dhe është dërguar në QSUT, ku dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e 7 tetorit.
Deri tani nuk asnjë pretendim nga familjarët e gruas për vdekjen, por policia po verifikon nëse mjekët kanë zbatuar rregullat standarde për rastin.