Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku një 60-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima ka humbur jetën, teksa ishte duke punuar si minator në një nga galeritë private në zonën 41. Sipas policisë lokale të Bulqizës, 60-vjeçari dyshohet se ka pësuar infarkt teksa ishte në vendin e punës. Minatori fillimisht është pikasur nga kolegët e tij të cilët janë munduar t’i japin ndihmën e parë por pa sukses.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes së rëndë.