Një 39-vjeçar në Berat është arrestuar pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 15-vjeçare. Sipas policisë, ai është denoncuar nga e mitura dhe menjëherë autoritetet kanë ndërhyrë duke e arrestuar. Hetimet mbi ngjarjen vijojnë ende.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.