Një 59-vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit.
Mësohet se 59-vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë. Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55 vjeçarit.
Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen.



