Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur sot në një gurore, në fshatin Borsh.
Raportohet se një gur i madh ka rënë, duke zënë poshtë drejtuesin e skrepit, Adnan Hysi, 43 vjeç. Nga burimet paraprake, mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes.



