Një incident i rëndë është shënuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku një shtetas shqiptar, Ershad Kurtaj, është vënë në pranga nën dyshimin për tentativë abuzimi seksual ndaj një të miture 12-vjeçare.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve çoi në arrestimin e tij, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se i dyshuari ishte i akomoduar në një hotel që shërben për strehimin e emigrantëve dhe përfitonte mbështetje financiare nga shteti britanik.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është shpërndarë edhe një video që dyshohet se e tregon atë pas ndalimit, i ulur në tokë, ndërsa rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.