Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në Delvinë, ku disa adoleshentë janë përfshirë në një sher.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sinan Ballati”, ku në sher janë përfshirë dy të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç. Si pasojë e konfliktit, njëri prej tyre është dëmtuar me mjet prerës dhe po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




