Një 35-vjeçare është larguar nga banesa në drejtim të paditur, kurse bashkëshorti i saj bëri denoncim dhe kërkoi ndihmën e Policisë për gjetjen, pasi gruaja kishte braktisur edhe 2 fëmijët e mitur.
Burime zyrtare nga Policia e Devollit bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Miras dhe tashmë kanë nisur kërkimet për gjetjen e nënës së dy fëmijëve. Largimi në motive dhe rrethana ende të paqarta, ka ndodhur dy ditë më parë. Nuk jepen detaje për dinamikën, nëse mes bashkëshortëve ka pasur grindje para momentit të largimit të 35-vjeçares apo ka motive të tjera
“Në Komisariatin e Policisë Devoll ka kallëzuar shtetasi P. K., 41 vjeç, banues në fshatin Miras, se prej datës 20 tetor, është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja I. K., 35 vjeçe, e cila ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, tha policia vendore.