Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, ku një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se një 15-vjeçar polak  ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. Adoleshenti është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja po hetohet, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.