Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, nën akuzë për dhunë në familje.
Mësohet se autori ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, të cilën po ashtu e ka kërcënuar edhe me thikë. Pas denoncimit të gruas, efektivët kanë shkuar për ta ndaluar, por ai i ka kundërshtuar me forcë.
Njoftimi i policisë:
S. Sh., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Gjithashtu, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.