Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës, ku një foshnjë ka humbur jetën pak orë pas lindjes, në datë 19 shkurt të këtij viti.
Mësohet se nga Spitali i Durrësit është raportuar se foshnja ka ndërruar jetë në shtëpi, pasi ka dalë nga materniteti. Sipas spitalit, nuk ka asnjë provë që përgjegjës për vdekjen e foshnjës të jetë mjeku gjinekolog.
Prindërit e foshnjës kanë bërë kallëzim për rastin në fjalë, duke akuzuar gjinekologun për neglizhencë. Policia shoqëroi mjekun, por e la sërish të lirë, pasi prindërit nuk pranuan kërkesën e autoriteteve që fëmijës t’i bëhej autopsi.



