Ditën e djeshme dy persona në qytetin e Durrësit janë gjetur të pajetë. Njëri u zbulua në tokën e tij në fshatin Kalush e ndërsa tjetri u zbulua në shtëpinë e tij.

Bëhet me dije se të ndjerët janë të moshave 82 dhe 62 vjeç. Sipas informacionit të policisë nuk kanë shenja dhune dhe vdekja dyshohet të jetë nga shkaqe natyrale.

Më datë 09.12.2025:

-u gjet në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Kalush, trupi i pajetë i shtetasit H. B., 82 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;

-u gjet në banesën e tij, në lagjen nr. 13, trupi i pajetë i shtetasit B. M., 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;