
Një grua ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi u mbyt në bregdetin e Durrësit.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.13, tek “Apollonia”, ku gruaja 40-vjeçare kishte shkuar në plazh. Ajo u dërgua në spital me ambulancë, por nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ndodhet në vendon e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.