Është shënuar viktima e parë e vjeshtës.
Kontakti me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës i ka shkaktuar vdekjen një burri.
Biznese pranë zonës shprehen se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbartte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të.
Nga informacionet paraprake thuhet se prej të paktën 1 ore viktima ndodhet në rrugë, në pritje të kryerjes së procedurave.
Bëhet e ditur se policia tashmë ka rrethuar zonën me shirita kufizues.