Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Menkulas, Durrës, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 75-vjeçari Hakim Lipe, i cili mbeti i zënë poshtë zetorit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.