Një turist 68-vjeçar raportohet se është zhdukur ditën e sotme, teksa ishte me pushime në qytetin e Durrësit.
Mësohet se denoncimi është bërë nga bashkëshortja e 68-vjeçarit, e cila ka treguar se ai ka ikur nga hoteli ku po qëndronin dhe nuk është kthyer më.
“Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasja A. P., 67 -vjeçe, banuese në Çeki, se është larguar nga hoteli ku ishin akomoduar, bashkëshorti i saj, shtetasi P. P., 68 vjeç, banues në Çeki. Po punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.