Një rast i rëndë tentative për përdhunim ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 55-vjeçar është shpallur në kërkim.

Mësohet se autori me inicialet I. F., ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për veprën penale “Dhuna në familje”. Dyshohet se ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 25-vjeçare, fqinje e tij.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.