Një rast i rëndë ngacmimi seksual dyshohet se ka ndodhur në Fier, ku një person është arrestuar. Policia ka njoftuar se në pranga ka rënë një 71-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.