Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë, ku është gjetur një trup i pajetë.

Viktima është identifikuar si 34-vjeçari Indrit Ndoj, banues në shatin Hasan, Krujë. Policia dyshon se i riu është vrarë me armë zjarri, pasi në këmbë ai ka një plagë.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes