Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Fushë-Krujë, ku një 17-vjeçar është plagosur me thikë.

Mësohet se adoleshenti Klisman Dani është plagosur në oborrin e gjimnazit “Shote Galica” nga një bashkëmoshatar. Gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe për këtë arsye ai është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për kurim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).

Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.