Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një efektiv policie është përfshirë në një sherr të dhunshëm.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se shkak i konfliktit me fqinjin e tij ka qenë një motiv banal. Dy shtetasit janë zënë me grushte pas debatit për një vend parkimi.
Ndërkohë, mësohet se kur ka ndodhur ngjarja, polici ka qenë jashtë detyrës./ Top Channel