Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri 10-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër.

Sipas burimeve zyrtare, fëmija ka kallëzuar një 17-vjeçar për këtë ngjarje. Në ngjarje kanë qenë dëshmitarë edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç. I mituri 10-vjeçar pritet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në Tiranë, me qëllim verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të sqaruar rolin e çdo personi të përfshirë. Sipas informacioneve, të miturit janë pjesë e komunitetit rom në Gjirokastër.