Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër këtë të mërkurë ku një i mitur është mbytur në një pishinë private.

Nga sa mësohet 15-vjeçari është identifikuar si Arbër Peçi.

Sipas informacioneve pishina ndodhet në pronësi të bashkëshortit të nënkryetares së bashkisë.

Ndërkohë paraprakisht bëhet me dije se në pishinë nuk kishte roje.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, teksa pritet konfirmimi zyrtar i ngjarjes.