Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh nga ku mësohet se ku një 26-vjeçar është dhunuar nga 3 persona.
Raportohet se autorët janë një 54-vjeçar, së bashku me dy djemtë e tij, të cilët sulmuan brutalisht 26-vjeçarin, duke e goditur me grushte dhe me një send të fortë metalik.
I riu është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa 3 autorët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit G. B., 54 vjeç, A. B., 23 vjeç dhe A. B., 22 vjeç, (babai me 2 djemtë), pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë metalik një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime fizike. 26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.




