Një krim i rëndë u zbulua pasditen e kësaj të premteje në Greqi, kur një burrë u gjet i prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të një makine.
Sipas informacioneve paraprake, makina kishte qenë e vjedhur nga një zonë e Atikës në Athinë dhe kishte targa të falsifikuara.
Hetimet janë marrë nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si “FBI greke”.
Mediat greke raportojnë se burri kishte dy ditë i vdekur në makinë dhe askush nuk e kishte vënë re. Mësohet se trupi i pa jetë i viktimës u pikas nga një gjuetar që ndodhej në zonë.
Një hetim i thelluar është në zhvillim, dhe autoritetet po përpiqen të zbardhin arsyet e vrasjes dhe lidhjen e mundshme me grupe kriminale të organizuara.
