Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku nj shqiptar është gjetur i plagosur me thikë në një zonë rurale.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Selanik, ku shqiptari i cili punon në një fermë, është gjetur i plagosur në qafë nga punëtorët që po e kërkonin pasi ishte vonuar.

I plagosuri është transportuar me ambulancën e EKAB në spitalin Papageorgiou ku po trajtohet, teksa gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike.