Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has, ku një çift bashkëshortësh ka përfunduar në spital.
Mësohet se konflikti ka nisur për motive pronësie mes dy familjeve dhe më pas është kthyer në sherr të dhunshëm. Pas dhunës, i plagosur ka mbetur një nga kryefamiljarët dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Hetimet janë paraprake dhe më tej do vendoset me Prokurorinë për statusin juridik dhe penal ndaj tyre.



