Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 30-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në San Tammaro, ku trupi i pajetë i shqiptarit u gjet i shtrirë përtokë, raportojnë mediat italiane. Rrethanat e vdekjes së 30-vjeçarit mbeten edne mister, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
I riu është parë për herë të fundit mbrëmjen e kaluar në një lokal nate rreth orës 21:30, përpara se të kthehej në shtëpi.