Autoritetet italiane kanë arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet për zjarrvënie në apartamentin e ish-partneres së tij. Pas një sherri të fundit, burri thuhet se ka përdorur lëndë djegëse për të ndezur flakët brenda banesës.

Mediat italiane shkruajnë se incidenti ndodhi disa ditë më parë në “Corso Ho Chi Min”, pas një sherri të ndodhur mes 36-vjeçarit dhe ish-parteres së tij. Pas kësaj ai ka përdorur lëndë djegëse për të ndezur zjarrin banesës së saj. Kjo situatë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, pasi ka dëmtuar të gjithë apartamentin e saj.

Gjithashtu është dëmtaur edhe ish-çifti i parterëve, të cilët mbetën të lënduar pas ngjarjes. Ata u dërguar drejt ambienteve të spitalit Guzzardi, ku dhe kanë marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Bëhet me dije se ato ndodhen jashtë rreikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas daljes nga spitali, u dërgua në burgun e Raguzës dhe po mbahet nga autoritetet gjyqësore. Dyshohet se shkaku që ka çuar në marrjen e këtij veprimi kanë qenë konfliktet e vazhdueshme mes tyre dhe ndarja, që shqiptari nuk e pranonte