Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, me protagonist një shqiptar, i cili u përfshi në një aksident rrugor.
Një 30-vjeçar shqiptar, pasi u përplas me automjetin e tij, sulmoi ekipet e emergjencës që i kishin ardhur në ndihmë. Më pasi ai nisi të kërcënonte policët, me anë të një pistolete, e cila më vonë rezultoi të ishte një armë me qitje bosh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për të ndihmuar, 30-vjeçari shqiptar plagosi dy punonjës të urgjencës, të cilët pësuan lëndime të shumta. Ata janë dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
Pas kësaj ngjarje, policia italiane ka arrestuar 30-vjeçarin shqiptar. Ai u arrestua nën akuzën e sulmit ndaj një profesionisti të kujdesit shëndetësor. Më pas ai u dërgua drejt spitalit, për të kuruar plagët e marra gjatë përleshjes fizike me stafin mjekësor. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi rastin.


