Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 50-vjeçar shqiptar ka përfunduar në koma.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në qytetin Fermo, ku raportohet se shqiptari jetonte prej 30 vitesh dhe punonte si murator. Ai është dhunuar në një bar, ku kishte ndërhyrë për të mbrojtur një të moshuar italian i cili po tallej nga disa të rinj afrikanë.
Sipas mediave vendase, shqiptari ishte ulur në lokal pas pune me vjehrrin e tij, kur ka vënë re të moshuarin italian që po bezdisej e tallej nga të rinjtë afrikanë. Shqiptari ndërhyri duke u përpjekur t’i largojë afrikanët, por në një moment ata kanë nisur ta sulmojnë dhe njëri prej tyre e ka goditur me gur në kokë. Shqiptari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar drejt spitalit të qytetit Ankona, ku raportohet se ndodhet në gjendje kome.
Sipas fqinjëve dhe banorëve të qytetit, shqiptari ishte një person i respektueshëm me një ndjenjë të fortë qytetare.
