Një rast abuzimi me të mitur është zbuluar ditën e sotme në Kamëz.
Policia informon se është arrestuar një 15-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht një vajzë të mitur. Ende nuk dihen më shumë informacione rreth kësaj ngjarje, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: -ndaluan një shtetas 15 vjeç, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur.



