Rreth orës 17:30, një ngjarje tragjike në një fshat të Vorës, ku një i mitur rreth 2 vjeç, i dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës nga familjarët, humbi jetën pas aksidentit me një automjet.

Raportohet se fëmija është përplasur pranë banesë së tij në Fushë Domje.

Drejtuesi i automjetit ende nuk është identifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri u plagos rëndë pas përplasjes nga makina, duke rezultuar në vdekjen e tij në spital.

Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti dhe për të identifikuar autorin e aksidentit.