Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një 41-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, teksa 41-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe ka tentuar të vetëvritet. Fatmirësisht, ai është ndaluar në kohë dhe është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas familjarëve, së fundmi ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, që dyshohet se është dhe shkaku i aktit të rëndë. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.