Një 34-vjeçar në Kolonjë ka rënë në prangat e policisë, i akuzuar për ngacmim seksual.

Sipas policisë, 34-vjeçari nga fshati Kagjinas, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente 27-vjeçare. Ai është arrestuar në flagrancë, teksa hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 34 vjeç, banues në Kagjinas, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare”, njofton policia.