Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Mësohet se bujku ishte nisur për të punuar tokën me zetor, por gjatë rrugës, ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor. Egzon Begaj, banor i Kolonjës, ka përfunduar në spitalin e Lushnjës i dëmtuar, teksa mjeti bujqësor tip zetor është përmbysur në një tatëpjetë sot. 64-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra.

Policia në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë aksident, që për pak sa nuk i mori jetën drejtuesit të mjetit bujqësor. Sipas të dhënave të para, shkak për humbjen e kontrollit mbi mjet ka qenë lagështia dhe balta në rrugën ku po shkonte për të punuar.