Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj në qytetin e Korçës. Motra e saj ka denoncuar në polici, largimin nga banesa. E mitura është larguar para një jave nga banesa e saj dhe nuk i ka njoftuar familjarët se ku po shkonte. Policia ka nisur hetimin mbi këtë rast, ndërsa po punon për gjetjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S. R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj e mitur shtetasja F. R., 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



